Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur për punën e ministrit aktual të Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Zemaj ka një përgjigje për ministrin Latifi lidhur me deklaratën e këtij të fundit se “nuk rregullohet asnjë problem brenda natës”.
“Është e vërtetë që nuk rregullohet asnjë problem brenda natës, por është shumë e vërtetë që duhet të luftosh brenda natës që ta eliminosh një problem. Kjo është përgjigja për këtë ministër”, ka thënë Zemaj.
Deputeti i LDK-së më tej tha se punë nuk po shohin nga ministri Latifi, teksa tha Kurti është fajtori kryesor për emërimin e Rifat Latifit në Ministrinë e Shëndetësisë.
“Ndërsa, ju po thuani të flasim për punën, ne mund të flasim për mospunën se punë nuk po shohim. Kur ka punë ka edhe rezultate. Asnjë rezultat pozitiv nuk po e shohim as ne, as mediat, as qytetarët as pacientet, po flasin edhe mjekët e institucionet, atëherë le të mbetet në ndërgjegjen e tij si udhëheqës i këtij dikasteri, atij që e ka propozuar, mendoj që është kryeministri sepse fajtori kryesor është ai dhe LVV-ja”, deklaroi Zemaj.