Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë kanë prezantuar instalacionin e tyre simbolik “Fëmijët në shkolla”.
Ata kanë vendosur banka dhe karrige të zbrazëta afër objektit të qeverisë, për të treguar gjendjen e arsimit në Kosovë, që tash e disa javë është në grevë.
Përfaqësuesit u shprehën se ky instalacion shpreh revoltën për situatën e krijuar me procesin mësimor.
“Sot përmes këtij instalacioni, një klasë e zbrazët, me banka dhe karrige të zbrazëta, simbolizon dhe shpreh reagimin dhe revoltën tonë për situatën e krijuar me procesin mësimor në Kosovë”, u tha në deklaratë.
