Profesori universitar, Fadil Maloku, ka thënë se rusët po zbarkojnë në Ballkan.
Kjo sipas tij, rusët që po vijnë në Serbi, pastaj në OKB, presidenti serb po takon përfaqësues të vendeve dhe shteteve që nuk e njohin shtetësinë e Kosovës.
Tutje, thotë se në vendin e tij, Vuçiqi ka ngritur në shkallë gatishmërie ushtarakët dhe xhandarmërinë serbe në kufi me Kosovën.
Shkrimi i plotë:
(Presidenti rus V. Putin, po mobilizon (mish për top) edhe 300.000 rezervistë rus)
Është absurde, është e pakuptueshme, për të mos thënë edhe situatë idiotike e turpëruese (!), kur ne po i "thejmë dhëmbët" dhe po hargjojmë energji kot së koti; se kush kujt do ia hedhë me grevën e ndodhur;
1. - në aeroportet e Serbisë, vazhdojnë të zbarkojnë pa pra, rusët e rinj dhe të vjetër, ushtarak, paraushtarak, mercenar, etj. për të cilët askush nuk mund të garantoj që strategët e Putinit, s'i kanë "flakëruar"për qëllime djallëzore!? Dhe të cilët në një moment të caktuar (të cilin realisht,është duke e pritur Serbia!), kur proceset integruese evropiane mund të komplikohen e të arrijnë pikën e dështimit, ata mund të aktivizohen si celula të "fjetura"...!?
2. - në OKB, Presidenti serb po takon përfaqësues të vendeve dhe shteteve që nuk e njohin shtetësinë e Kosoves(ku së fundi pothuajse ra në delirium (të vetëknaqësisë) gjatë shtrëngimit të duarëve me diplomatin iranian!?)
3. - në Serbi, Presidenti serb, (po mundohet t'i shtij në "gjynah" ca anëtarë në OKB duke u viktimizuar dhe duke kërkuar ndihmë nga aleatët e Vladimir Putinit) ka ngritur në shkallë gatishmërie ushtarakët dhe zhandarmërinë serbe në kufi me Kosovën...!?
(P.S.Situata aktuale në rajon dhe në kontinent, është identike me vitet; 1912;1918;1945...)