Ditë më parë, analisti Xhevdet Pozhari ka hedhur disa dyshime mbi deputetin e LDK-së, Driton Selmanaj lidhur me fotografinë e tij me personin që kishte tentuar ta vriste kryeministrin Kurti, Prek Kodrën.
E siç duket këto komentet nuk janë pritur mirë, sa një faqe me emër “Ibrahim Rugova – President Historik” ka shpërndarë disa pastime, ku në njërën prej tyre e ka quajtur Pozharin ‘servil’.
E ndaj këtyre shkrimeve ka reaguar vetë analisti, ku i ka kërkuar Selmanajt përballje televizive.
“Driton, sa më fyen t'u u fsheh prapa emrit të Ibrahim Rugovës, bëhu burrë dhe dilëm përballë në studio nëse ta mbanë”, shkroi Pozhari në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Driton, sa më fyen t'u u fsheh prapa emrit të Ibrahim Rugovës, bëhu burrë dhe dilëm përballë në studio nëse ta mbanë.