Deputeti nga radhët e LVV, Mefail Bajqinovci përmes një postimi në Facebook ka publikuar një video të një pjese të shkurt të fjalimit nga kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj.
Bajqinovci thotë që mnëyra e shprehjes së Jasharajt tregon që qeverinë e sheh si armik ndaj të cilës nuk duhet dorëzuar, përcjell “Bota sot”.
Gjitashtu deputeti thotë që kjo video tregon se si shantazhohet anëtarësia e tyre.
Postimi i plotë
Jemi partner social po thonë. Duam dialog po thonë. Por ja si e paraqet Këshilli Grevist qeverinë si armik ndaj të cilit nuk duhet dorëzuar. Ja se si shantazhohet anëtarësia e tyre duke u thënë se nëse dorëzohemi tani çdo ditë do të na zbulohet nga një zezë për ne. Cilat janë ato të zeza? Nuk mund të mbesin peng të një greve politike.