Arbër Zaimi nga Lëvizja Vetëvendosje ka komentuar paraqitjen e Edi Ramës në OKB dhe ngritjen e disa çështjeve për Kosovën.
Ai u shpreh se Rama nuk ka koordinim me Kurtin, dhe se as ato kërkesat që Shqipëria i ngre ndërkombëtarisht për çështje të vetë Kosovës, nuk po i diskuton paraprakisht me Kosovën.
“Fatkeqësisht nuk është çështje mospëlqimi personal mes dy kryeministrave. Edi Rama shpesh u ka bërë “surpriza” homologëve të tij në Kosovë, edhe atyre para Albin Kurtit. Befasitë janë e kundërta e koordinimit”, shkroi Zaimi në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Ka koordinim diplomatik Serbi - Rusi.
Ka koordinim diplomatik Prishtinë - Ëashington e Prishtinë - Berlin.
Ka koordinim diplomatik Tiranë - Ëashington, etj. etj.
Por nuk ka fort koordinim diplomatik Tiranë - Prishtinë…
…për sa kohë që Shqipëria nuk i diskuton paraprakisht me Kosovën as politikat e saj rajonale (ballkanike).
Madje as ato kërkesat që Shqipëria i ngre ndërkombëtarisht për çështje të vetë Kosovës, nuk po i diskuton paraprakisht me Kosovën.
Fatkeqësisht nuk është çështje mospëlqimi personal mes dy kryeministrave. Edi Rama shpesh u ka bërë “surpriza” homologëve të tij në Kosovë, edhe atyre para Albin Kurtit. Befasitë janë e kundërta e koordinimit.
Ramës si duket i pëlqen të shënojë gola të bukur si ai i Uzunit, por nuk i bëhet fort vonë që kombëtarja në fund rrihet. Diplomacia, për kombet e vogla e me çështje të pakryer, mund të jetë vetëm lojë ekipore.