Anëtari i LDK-së, Anton Berisha, ka thënë se marrëveshja mes Serbisë dhe Rusisë e për të cilën edhe Raportuesesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha se është skandal i rëndë, kjo duhet të jetë një sinjal për të ngrirë bisedimet për anëtëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian.
Sipas tij, SHBA dhe BE duhet ta izolojnë Serbinë.
Postimi në Facebook:
Deklarata e Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, se marrëveshjeje mes Serbisë dhe Rusisë është skandal i rëndë që ndoshta duhet të jetë sinjal për të ngrirë bisedimet për anëtëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian, duhet të përcillet me reflektim konkret të politikave të BE-së ndaj Serbisë.
Natyrisht vazhdimësia e aleancës së Serbisë me Rusinë, që historikisht nuk është ndërprerë asnjëherë, dhe që gjithmonë ka shkaktuar trazira në Ballkan, do të duhej të përshpejtonte proceset integruese, së pari anëtarësimin e Kosovës në NATO e pastaj anëtarësimin e të gjitha vendeve të rajonit në BE.
Serbia duhet të lihet në rrugën e saj të aleancës me Rusinë por e izoluar nga bashkēpunimi rajonal dhe e izoluar nga SHBA-ja dhe Bashkimi Europian.