Fjalimi i Ramës në OKB, Çitaku kritikon Kurtin, Osmanin e Gërvallën!

Aktuale

Fjalimi i Ramës në OKB, Çitaku kritikon Kurtin, Osmanin e Gërvallën!

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 10:05
Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar heshtjen e krerëve të shtetit, presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Jashtme, Donika Gërvalla për fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Çitaku në një postim në Facebook po e cilëson heshtjen e tyre si urrejtje dhe sipas saj, është me e madhe se dashuria për Kosovën.

"Kur urrejtja për një njeri është më e madhe se dashuria për Kosovën.

Kaq për heshtjen shurdhuese të Presidentes, Kryeministrit, Ministres së Jashtme, karrshi fjalimit të Kryeministrit Rama dje në OKB", shkroi ajo.

Ndryshe, Rama në OKB kërkoi nga Serbia njohjen e Kosovës.

Ai po ashtu bëri thirrje për të mbështetur një raport të ri që kundërshton pretendimet e Dick Marty-t për ish-krerët e UÇK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat