Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku sot përmes një postimi në Facebook tha se presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti e urrejnë Edi Ramën.
Kjo deklaratë e nënkryetares së PDK-së, erdhi pas fjalimit të kryeministrit Rama në OKB, lidhur me UÇK-në dhe Thaçin.
Mirëpo, profesori universitar Enver Bytyçi iu kundërpërgjigj Çitakut në lidhje me këtë deklaratë.
Sipas tij, është Rama, ai që urren, përçan dhe nxit konflikt të klasës politike në Shqipëri, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Nuk janë Osmani dhe Kurti ata që urrejnë Edi Ramën!
Është Edi Rama ai që urren, përçan dhe nxit konflikt të klasës politike në Shqipëri, Kosovë e kudo ku ka shqiptarë!