Miftaraj pyet Kurtin: Fëmija juaj a preket nga greva?

Aktuale

Miftaraj pyet Kurtin: Fëmija juaj a preket nga greva?

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 16:55
Ehat Miftaraj

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ehat Miftaraj, ka pyetur kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, se a preket fëmija i tij nga greva në sistemin e arsimit.

Miftaraj përmes një postimi në ‘Facebook’ e ka quajtur Kurtin aktivist, për të cilin më me rëndësi janë zgjedhjet e brendshme në LVV

“P.S. Ju që e mbështesni konceptin e aktivistit Kurti se pritni ndonjë asht për të lëpirë sot, nesër ose të ardhmen keni të drejtën e botës të mos pajtoheni me këtë postim”, ka shkruar ndër të tjera Miftaraj.

Shkrimi i tij i plotë:

Sipas aktivistit Kurti së paku edhe këtë javë s’do ketë mësim.

Me rëndësi që aktivisti Kurti dhe kandidatët e tij të preferuar të fitojnë në zgjedhjet e brendshme në LVV, duke ndërtuar një koncept të ri të demokracisë, made in Kosova!

Një pyetje legjitime për aktivistin Kurti, fëmija juaj a preket nga greva?

Moto “Duaje tënden” po ka kuptim të plotë nën qeverisjen e aktivistit Kurti.

P.S. Ju që e mbështesni konceptin e aktivistit Kurti se pritni ndonjë asht për të lëpirë sot, nesër ose të ardhmën keni të drejtën e botës të mos pajtoheni me këtë postim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat