Ish zëvendës ministri i arsimit, Jusuf Thaçi, ka njerrë bilancin e orëve të humbura nga greva në arsim.
Sipas Thaçit deri më tani nxënësit kanë humbur 27 milionë e 200 mijë orë mësimore, për 17 ditë mësimi në shkolla.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Bilanci i humbjes së deritanishme të orëve mësimore nga nxënësit që nga fillimi i grevës:
Rreth 320 mijë nxënës në arsimin parauniversitar në Kosovë.
17 ditë mësimi të humbura.
Rreth 5 orë mësimi në ditë për nxënës (mesatarja).
320 000 nxënës x 17 ditë x 5 orë/ditë = 27 200 000.
Pra, nga perspektiva individuale e secilit nxënës, tashmë kanë humbur 27 milionë e 200 mijë orë mësimi që nga fillimi i grevës e deri më sot.
E ju vazhdoni “betejën”!