Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj mori sot pjesë në "Sofrën Pukjane" në edicionin e saj të 14-të në Iballë të Pukës.
Në një postim në Facebook, Haradinaj shkruan se falë një grupi iniciator të përbërë nga biznesmenë dhe intelektualë të Pukës, të mbështetur dhe nga pushteti lokal, Sofra Pukjane e udhëhequr nga Rrok Gjoka, tashmë është bërë një traditë.
“Ky aktivitet festiv e përbashkues, ka për qëllim promovimin e vlerave historike, kulturore e turistike të kësaj treve, njëherësh shkëmbimin e mendimeve, ideve dhe dhënien e kontributeve në zhvillimin e Pukës dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve.
Nga zemra ju falënderoj për mikpritjen”, shkroi ai.