Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, po qëndron në Gjermani ku ka takuar veprimtarë e aktivistë të partisë nga Nëndega e NRW.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se synimet janë që LDK-në ta rikthejnë si parti e parë në vend dhe mërgatë.
Postimi i tij:
Edhe sot, ishte nder dhe privilegj të takoja dhe të bashkëbisedojë me shumë veprimtarë e aktivistë të LDK-së nga Nëndega e NRW në Gjermani e aktivistë të tjerë pjesëmarrës.
Lidhja Demokratike e Kosovës është shtëpi e përbashkët e gjeneratave të tëra, ndërsa mërgata jonë gëzon respekt dhe vend të veçantë.
Në këtë rrugëtim, po bashkëbisedojmë e po flasim për synimet e pastra që LDK-në ta rikthejmë në vendin e saj meritor, e para në vend dhe mërgatë.
Mërgata i jep energji Kosovës!