Gjatë ditës së djeshme është raportuar se ka ndodhur një vrasje në Kolovicën e Vjetër, në Prishtinë.
Kjo vrasje nga policia është cilësar si vrasje në pakujdesi.
Policia njofton se vrasja ka ndodhur derisa dy persona kanë qenë në gjueti dhe njëri nga personat nga pakujdesia ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.
Njoftimi i plotë i policisë:
Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa kanë qenë për gjueti-rekreacion, nga pakujdesia ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK . Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes. Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie me shtatë fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.