Emri i deputetes së VV-së, Arjeta Fejza u lakua në media për largim të mundshëm ng Vetëvendosje.
Për këtë ka reaguar vet deputetja, duke hedhur poshtë këtë lajm e duke shtuar se ditën e djeshme u votova për Kryetare të GVV-së.
Postimi në Facebook:
Në ditën e djeshme, u votova për Kryetare të GVV-së, për çka jam falenderuese ndaj të gjitha aktivisteve dhe anëtareve tona, ndërsa sot, disa portale kishin shpërndarë "lajme" se jam duke u larguar prej Lëvizjes. Kaq për saktësinë e tyre.
Urime strukturat e reja, punë e angazhim në drejtimin tonë progresist!
E jona Lëvizje❤️
VETËVENDOSJE!