Lista Serbe pretendon se FSK-ja ka hy në Veri të vendit pa lejen e KFOR-it.
Ky subjekt politik gjithashtu ka akuzuar kryeministrin Kurti për shkele të marrëveshjes së 2013 e cila i ndalon FSK-së të jetë prezente në veri pa lejen e KFOR-it.
“Inkursioni i paligjshëm i pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës në territorin e komunës së Zubin Potokut. Është shkelje e rëndë e marrëveshjes së vitit 2013, e cila garantohet nga NATO dhe e cila garanton se asnjë formacion i armatosur i Prishtinës nuk mund të pushtojnë komunat serbe në veri pa miratimin e kryetarëve të këtyre komunave dhe komandantit të KFOR-it”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.
Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Ai përmes një postimi në Facebook tha se kjo është një lajm i rrejshëm, të cilin e cilësoi si një dezinformat të rrezikshme.
“Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron lajmet e rrejshme që kanë qarkulluar në disa media serbe për gjoja lëvizjen e trupave të FSK-së në zonën e komunës së Zubin Potokut.
Këto lajme të rrejshme i cilësojmë dezinformata të rrezikshme me qëllim të krijimit të klimës së tensioneve dhe tendencës për dëmtimin e imazhit Republikës së Kosovës dhe të FSK-së në aspektin ndërkombëtar, por realisht qytetarët tanë pa dallim kombësie kuptojnë drejt rolin mbrojtës të FSK-së dhe padyshim është e qartë edhe hapësira gjeografike që ushtria e Republikës së Kosovës bashkë me partnerët ndërkombëtarë mbulon, pra çdo cep të shtetit”, shkroi Mehaj në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
REAGIM
Lidhur me lajmet e rrejshme të disa medieve serbe që qarkulluan gjatë ditës së djeshme, ju informojmë si në vijim :
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron lajmet e rrejshme që kanë qarkulluar në disa media serbe për gjoja lëvizjen e trupave të FSK-së në zonën e komunës së Zubin Potokut.
Këto lajme të rrejshme i cilësojmë dezinformata të rrezikshme me qëllim të krijimit të klimës së tensioneve dhe tendencës për dëmtimin e imazhit Republikës së Kosovës dhe të FSK-së në aspektin ndërkombëtar, por realisht qytetarët tanë pa dallim kombësie kuptojnë drejt rolin mbrojtës të FSK-së dhe padyshim është e qartë edhe hapësira gjeografike që ushtria e Republikës së Kosovës bashkë me partnerët ndërkombëtarë mbulon, pra çdo cep të shtetit.
Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, të gjitha aktivitetet stërvitore dhe operacionale, i realizojmë në bashkëpunim dhe bashkërendim me autoritetet vendore dhe ndërkombëtare, respektivisht KFOR-in në përputhje me mandatet tona kushtetuese dhe ligjore.
Ftojmë të gjithë qytetarët e vendit e posaçërisht qytetarët e pjesës veriore të vendit, që të mos bien pre e dezinformatave dhe lajmeve të rrejshme të cilat lansohen me qëllime të errëta.
Ministria e Mbrojtjes me FSK-në janë dhe do të jenë gjithmonë në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim