Visar Korenica – Deputet i VV-së, ka thënë se është problem të sfidohet Albin Kurti brenda Lëvizjes Vetëvendosje.
Korenica në Politiko, ka thënë se kjo është për arsye se është meritë e Albin Kurtit për atë se ku është Lëvizja Vetëvendosja tani.
“Për aq sa unë jam në dijeni nuk ka pasë dijeni me sfidu Albinin. Por nuk besoj, dhe jam i bindur që nuk ka person që e sfidon.
Kjo për arsye se këtu ku është Lëvizja është meritë e tij dhe njerëzve që e kanë mbështetë këtë rrugëtim, pra është problem me u sfidu”, ka thënë ai.