Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka pritur sot në takim ambasadorin jo-rezident të Kanadasë në Kosovë, Alan Bowman, me të cilin ka biseduar mbi thellimin e bashkëpunimit të dyja vendeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Mehaj ka falënderuar me këtë rast diplomatin kanadez për kontributin e Kanadasë në funksion të zhvillimit dhe fuqizimit të Kosovës.
“Të dy u pajtuam të identifikojmë fushat me interes të përbashkët për të ndërtuar bashkëpunimin edhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në interes të dy vendeve, si dhe paqes, sigurisë dhe stabilitetit të përgjithshëm”, ka shkruar Mehaj.
Postimi i plot:
Kontributi i Kanadasë për Republikën e Kosovës është i rëndësishëm edhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes
Sot pata kënaqësinë të priti në takim ambasadori jo-rezident të Kanadasë në Kosovë, Alan Bowman.
Me këtë rast falënderova Ambasadorin Bowman për kontributin e Kanadasë në të gjitha fushat në funksion të zhvillimit dhe fuqizimit të Republikës së Kosovës.
Të dy u pajtuam që të identifikojmë fushat me interes të përbashkët për të ndërtuar bashkëpunimin edhe në fushën e sigurisë dhe Mbrojtjes në interes të dy vendeve, si dhe paqes, sigurisë dhe stabilitetit të përgjithshëm.