Kryeministri Albin Kurti ka renditur katër arsyet pse një konflikt i hapur eventual mund të jetë i imagjinueshëm në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ai tha se Beogradi zyrtar po minon përpjekjet e Kosovës për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare dhe se po financon strukturat ilegale brenda Kosovës për ta minimizuar kështu sundimin e ligjit dhe sovranitetit në këtë pjesë të vendit.
“Kjo është e para, e dyta në Serbi nuk mund të pajtohen me krimet e luftës të kryera në vitet 1990-ta ata nuk kanë keqardhje”, deklaroi Kurti në një intervistë për revistën zvicerane “Die Republik”.
Arsyeja e tretë për të cilën Kurti shqetësohet është se Serbia nuk është një vend demokratik.
“Kushdo që kufizohet me një autokraci është në rrezik. Së katërti Beogradi zyrtar mban lidhje të ngushta me presidentin despotik rus Putin. Vuçiç e ka takuar Putinin gati 20 herë në 10 vjet”.
“Gjendja e krizës ekziston vetëm në retorikën e politikanëve, njerëzit e zakonshëm nuk duan konflikt dhe nuk e inkurajojnë atë. Disa qindra njerëz të financuar nga Beogradi e bëjnë këtë. Shumë prej tyre kanë fituar përvojë në luftërat e ish-Jugosllavisë”.