Partitë opozitare të Republikës janë rreshtuar pro kërkesave të SBASHK-ut dhe mësimdhënëseve për çështjen e grevave në arsim.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar sot përmes një statusi në Facebook ku ka përmendur se fëmijë kanë mbetur pa mësim, ndërsa kryeministri i Kosovës ka zgjedhur të largohet nga vendi.
“Mbi 320 mijë fëmijë tash e një muaj janë pa mësim – rrinë në shtëpi – por Kryeministri i Kosovës zgjedhë të largohet për në Japoni”, ka shkruar kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Mirëpo, “copy-paste” është bërë statusi i liderit të opozitës nga nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.
“Jo vetëm pa aftësi, por edhe me keq. Indiferencë. Mungesë totale e empatisë. 320.000 fëmijë kanë mbetur tash e një muaj pa shkollë. E Kryeministri? Në Japoni.”, ka shkruar ajo.