Shteti i Japonisë po mban një ceremoni zyrtare në nderim të kryeministri Shinzo Abe, që u vra muaj më parë gjatë një fjalimi në fushatën zgjedhore.
Atje po qëndron Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, bashkë me vartësin e tij, Hekuran Muratin.
Për ceremoninë e Abes ka shkruar edhe Ismail Syla, ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi.
“Sot, Japonia me nderime shtetërore, që nuk po kalojnë pa kundërthënie, i jep lamtumirën e fundit kryeministrit Abe. Presidenti Thaçi do të duhej të ishte i pranishëm…”, shkroi Syla.