Sot në media është raportuar se presidentja Osmani i ka dërguar letër presidentit Biden, ku ndër të tjerash, ajo i ka “premtuar” Bidenit se nëse realizohet takimi, me vete do ta marrë këngëtaren Dua Lipa. Këto raportime i ka mohuar këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina.
Kupina tha se të gjitha letrat e presidentes që i janë dërguar Bidenit janë publike “dhe asnjëherë nuk e kanë pasur një përmbajtje të tillë”.
“Prandaj, raportimet e tilla nga disa mediume, janë të pavërteta”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Demant
Presidentja Osmani asnjëherë dhe në asnjë rast nuk i ka dërguar letër Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, në të cilën thotë se do ta marrë me vete edhe Dua Lipën në takim. Të gjitha letrat e Presidentes dërguar Presidentit Biden janë publike dhe ato asnjëherë nuk e kanë pasur një përmbajtje të tillë.
Prandaj, raportimet e tilla nga disa mediume, janë të pavërteta