Në vizitë tri ditore do të qëndrojë imami i Qabesë, dr. Abdullah Avad el-Xhuheni.
Në njoftimin e Bashkësisë Islame të Kosovës thuhet se vizita e tij do të bëhet pas ftesës që ia ka bërë kryetari i BIK, Naim Tërnava.
“Nesër, e mërkurë, më 28 shtator 2022, do t’i prijë namazit të jacisë në xhamisë “Shuajb Arnauti” në lagjen Mati 1 në Prishtinë. Të enjten, më 29 shtator 2022, do t’i prijë namazit të akshamit në xhaminë “Sinan Pasha” në Prizren.
Ndërsa të premten, do ta mbajë hytben e xhumasë në xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih” në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e BIK.