Presidentja Vjosa Osmani, ka reaguar pas fitores së sontme të kombëtares së Kosovës kundër Qipros.
Dardanët shënuan fitoren më bindëse të Grupit 2, duke e demoluar me rezultat 5:1 Qipron në ndeshjen e xhiros së gjashtë (e fundit) të Ligës së Kombeve, Divizioni C.
Këtij rezultati i është gëzuar presidentja Vjosa Osmani, e cila ka shprehur krenarinë për djelmoshat e Kosovës.
“Një fitore e shumëpritur. Krenar me djelmoshat e Kosovës, të cilët sonte dëshmuan shpirtin luftarak në fushë duke demonstruar një lojë fantastike dhe duke shënuar një fitore të çmuar në Ligën e Kombeve.
Ju lumtë djema dhe suksese në ndeshjet e radhës!”, shkroi ajo në një postim në Facebook.