Aktualisht në vendin tonë numri i të infektuarve me COVID-19 është 44.
Ministria e Shëndetsisë ka njoftuar se nga 99 testime të kryera për koronavirus, gjashtë nga ta kanë rezultuar pozitiv përbrenda 24-orëshit të fundit në Kosovë.
Kështu është bërë e ditur në raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë. Të njëjtit njoftojnë se përbrenda një dite, janë shëruar tre persona nga Covid-19.
Përgjatë të njëjtës periudhë janë vaksinuar 24 persona me vaksinën anti-Covid.