Edhe një tjetër mërgimtar, i gatshëm t’ua japë nga 100 euro mësuesve për ta ndaluar grevën

Aktuale

Edhe një tjetër mërgimtar, i gatshëm t’ua japë nga 100 euro mësuesve për ta ndaluar grevën

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 11:44
Fitim Krasniqi

Mërgimtarët po vazhdojnë të tregojnë gatishmëri për t’i ndihmuar mësuesit.

Edhe Fitim Krasniqi, nga Smallusha e Lipjanit, që punon në Gjermani, ka shprehur gatishmërinë që t’i ndajë nga 100 euro për mësuesit e fshatit të tij të lindjes.

Ai në Sytë 7, tha se në fshat janë rreth 20 mësues, për çka ka mundësi financiare për t’ua ndarë nga 100 euro deri në zbatim të Ligjit të Pagave.

Por, i njëjti, tha se nuk ka gjetur gatishmëri nga mësuesit, ndonëse ka pasur kontakte, pasi beson se refuzimin po e bëjnë si shkak i presioneve të partive politike opozitare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat