Kosova sfidohet në përgatitjen e kuadrove të reja profesionale që janë të nevojshme për kompanitë, edhe për arsye të ligjeve ekzistuese.
Kështu tha këshilltarja për Arsim dhe Aftësim Profesional (AAP), Majlinda Rizvanolli Bajraktari gjatë panelit të parë në kuadër të Konferencës rajonale, me temën: “Rëndësia e shkollimit dhe aftësimit profesional dhe ndërlidhja me tregun e punës”.
Ajo theksoi rëndësinë e aftësimit profesional.
Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut, Lulzim Aliu tha se kanë akredituar programe për shumë profile për përgatitjen e kuadrove të reja profesionale që do t’iu shërbejnë kompanive për punëtorë të kualifikuar.
Ndërsa, Mladen Perazic, drejtor i Sektorit të Edukimit në Odën Ekonomike të Malit të Zi tha se në krahasim me të kaluarën, në Mal të Zi ka kuadro profesionale që iu mundëson kompanive të ketë produkte moderne konkurruese.