Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim Shefin e Misionit të Dukatës së Madhe të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se Konjufca, me këtë rast, e ka uruar ambasadorin Dietz për mandatin dhe i ka shprehur falënderime për mbështetjen koherente të Luksemburgut ndaj Kosovës,
duke kërkuar njëherësh vazhdimin e kësaj mbështetjeje për liberalizimin e vizave dhe perspektivën evropiane të shtetit tonë.
Në takim gjithashtu u vlerësuan marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe u shpreh gatishmëria e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, njofton kështu drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës.