Ish-presidenti i Kosovës, Behghet Pacolli, është nisur sot me aeroplanin e tij privat për të vizituar të burgosurit në Hagë.
Në këtë udhëtim të tij, Pacolli nuk është nisur vetëm.
Në një fotografi të postuar nga Jetlir Zyberaj, këshilltar i Pacollit, shihen edhe ish-presidenti shqiptar Pandeli Majko dhe ish-kryeministri shqiptar, Bamir Topi.
Pacolli, kishte planifikuar që t’i dërgonte në vizitë tek të burgosurit ish-presidentët dhe ish-kryeministrat e Kosovës e Shqipërisë.
Përderisa, ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani, Bamir Topi është konfirmuar se e kanë pranuar ftesën e Pacollit, së bashku me ish-kryeministrin shqiptar, Pandeli Majko; njësoj nuk ndodhi me ata të Kosovës.
Vizitën në Hagë e kishin refuzuar ish-presidentët e Kosovës Atifete Jahjaga si dhe Fatmir Sejdiu.
Të burgosurit, janë duke u mbajtur tani e tre vite në burgim në Hagë, nën akuza nga Prokuroria e Specializuar.
Përveç ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-parlamentarit Kadri Veseli, nën akuzat e Speciales janë edhe Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Nasim Haradinaj, Salih Musatafa e Hysni Gucati.