Raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë tashmë dihet që nuk janë shumë të afërta.
Kjo sepse kryeministri Rama në vazhdimsi është nën shoqërimin e presidentit Vuçiq dhe natyrisht që ndikimi në qeverinë e Kosovës, është e paevitueshme.
Në lidhje me raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka folur deputeti nga radhët e LVV, Agon Batusha.
Ai u shpreh se Kosova mbanë raporte përtej shtetërore me Shqipërinë mirëpo që nuk jemi dakord me “Ballkanin e Hapur”.
Shqipëria dhe Serbia dallojnë me qëndrime ndaj Rusisë dhe ndaj agresion rus në Ukrainë, për çka është e pakuptimt mirëkuptimi i tepruar i z. Rama ndaj Vuqiçit.
“Ne kemi marrëdhënje përtej shtetërores me Shqipërinë. Po, kemi edhe dallimet tona tek Ballkani i Hapur. Këtë e kemi shprehur zyrtarisht e publikisht. Ballkani i Hapur na dëmton neve si shtet ne cdo forme, andaj e kundershtojme. Shqiperia dhe Serbia dallojnë me qendrime ndaj Rusise dhe ndaj agresion rus ne Ukraine. Por cka eshte e pakuptimt është mirëkuptimi i tepruar i z. Rama ndaj Vuqicit. Mendoj që s’ka kuptim nje qasje e tillë”, përfundoi Batusha për “Bota sot”.