Tahiri: Kurti përmes grevës po e mat rezistencën qytetare

Aktuale

Tahiri: Kurti përmes grevës po e mat rezistencën qytetare

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 16:12
Besnik Tahiri

Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se një grevë legjitime, kryeministri e ka kthyer në betejë për dominim.

Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se tallja me grevistët është matje e rezistencës qytetare dhe sociale nga ana e qeverisë.

“Injorimi total i një problemi madhor dhe tallja me grevistët dhe sindikatën është matje e rezistencës qytetare dhe sociale nga ana e Qeverisë.

Thyerja eventuale e saj është thyerje e çdo kërkese dhe pritje të ngjashme nga hisedarë tjerë”, ka shkruar mes tjerash Tahiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat