Publicisti dhe profesori Milazim Krasniqi, konsideron se Bashkimi Evropian ka filluar ta kuptojë që Serbia nuk shkëputet nga vasaliteti rus, duke i dhënë favore e duke e lejuar që të destabilizojë BeH, Malin e Zi e Kosovën, sa herë t’i teket.
Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se për ta shkëputur nga Rusia, Serbia duhet të izolohet dhe t’i vendosen sanksione nga Bashkimi Evropian.
Postimi i plotë:
Si duket Bashkimi Evropian ka filluar të zgjohet nga kllapia e ta kuptojë se Serbia nuk shkëputet nga vasaliteti rus, duke i dhënë favore e duke e lejuar që të destabilizojë BeH, Malin e Zi e Kosovën, sa herë t’i teket. Për ta shkëputur nga Rusia, Serbia duhet të izolohet dhe t’i vendosen sanksione nga Bashkimi Evropian. Me llafe kot, Serbia nuk merr vesh.
Në fakt Evropa e ka krijuar Serbinë si shtet monstrum nga lufërat ballkanike dhe ka përgjegjësi për krimet që ka bërë Serbia tash 110 vite. Sidomos Franca, po edhe Britania e Madhe e Italia. Për Rusinë as që ia vlen të harxhohet fjalë, ajo ka qenë gjithmonë sponsorizuesja e krimeve serbe, siç është edhe sot.