“Të maten fjalët”: Diplomati amerikan ‘qorton’ Albin Kurtin pasi përmendi luftën

Aktuale

“Të maten fjalët”: Diplomati amerikan ‘qorton’ Albin Kurtin pasi përmendi luftën

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 16:30
Frank Wisner

Diplomati amerikan, Frank Wisner, ka komentuar deklaratën e përsëritur disa herë nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti se Kosova mund të sulmohet nga Serbia.

Ëisner tha se tregimet për luftërat janë të përfunduara, pasi që ka mjaftë të tilla, si në Tajvan e Ukrainë.

“Nuk jam për tregime luftrash. Kemi mjaft luftëra dhe rrëfime nga Tajvani dhe Ukraina, kështu që kaq për luftërat”.

“Ia dëshiroj secilit që t’i matë fjalët e veta, jo të hedh fjalë rreth luftës. Qëndrimi i Kurtit se ka një situatë të rrezikshme duhet adresuar dhe përgjegjësia bie mbi Beogradin, Prishtinën dhe BE-në që e ka përkrahjen e ShBA-së”, ka thënë Wisner për Zërin e Amerikës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat