Në rrugën kryesore Rashkë-Mitrovicë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku ku një person i cili ishte zyrtar policor ka humbur jetën.
Aksidenti i komunikacionit ka ndodhur në afërsi të Savina Stenës në afërsi të Zveçanit, ku janë përplasur një automjet i pasagjerëve “Toyota” dhe një kamion.
Në aksident makina u shkatërrua për t’u njohur, si dhe dëme të konsiderueshme ka pësuar edhe kamioni “Mercedes”.
Të dyja mjetet kanë dalë nga rruga nga forca e goditjes dhe janë përplasur në një kodër aty pranë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, si dhe zjarrfikës.
Sipas zëvendëskomandantit të Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Besim Hoti, vozitësi i “Toyotës” që humbi jetën është pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Ai nuk ishte në detyrë në momentin e aksidentit. Drejtuesi i kamionit ka mbetur i plagosur, por jeta e tij është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas Hotit, hetimet për aksidentin janë ende duke vazhduar.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/September/28/850x636_2-61664384233.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2022/September/28/850x636_3-41664384235.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2022/September/28/850x636_4-31664384236.jpg)