Naim Rashiti – Drejtor Ekzekutiv i Grupit Ballkanik për Hulumtimin e Politikave, ka thënë se po t’i lihej Kosovës dhe Serbisë dialogu, marrëveshja nuk do të ndodhte për 50 vjet.
Rashiti në Politiko, ka deklaruar se faktori ndërkombëtar duhet të ketë qasje konkrete për procesin e dialogut Kosovë – Serbi.
“Ne kemi nevojë shumë që faktori ndërkombëtar, Brukseli, Berlini, Parisi dhe Washingtoni të vinin me qasje konkrete për procesin e dialogut.
Po t’i lihej dialogu Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje nuk do të kishte edhe 50 vjet”, ka thënë ai.