Ish-ministri i Arsimit, Ramë Buja ka deklaruar se fatkeqësisht nuk e sheh që nuk është afër zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai tha se e ka një mendim, që uron që mos t’i del i saktë se Serbia nuk do ta pranojë kurrë Kosovën.
Por shtoi se e ka një bindje se territoret në veri që janë tonat e që nuk e vë në dyshim askush, “por për 800 mijë vjet nuk kanë me u bo të Kosovës”.
“Është kufiri i afron aty dhe ata kanë me na nxjerr telashe gjithmonë. Secila qeveri që vjen, ata kanë me qenë telashja e Kosovës”.
Madje ai foli për një projekt për të cilin tha se është publikuar në media por theksoi se mbas një orë është hequr se gjoja e kanë bërë 13 ekspertë të Kosovës dhe Serbisë që janë katër opsione për zgjidhjen e problemit të Kosovës.
“I pari, negociatat, i dyti që ta lënë rrëmujë Kosovën dhe Serbinë dhe të bëjnë çfarëdo që dojnë, i treti të bashkësia ndërkombëtare të jetë dinamike dhe opsioni i katërt korrigjimi i kufijve”, tha ai, teksa shtoi se mund të jetë kjo spekulim”, vijoi Buja.