Profesori universitar, Enver Bytyçi iu gëzua faktit që kryeministri Kurti nuk bëri kompromis me Rrahman Jasharajn e SBAShK-ut.
Këtë e shprehu Bytyçi në një postim në Facebook, ku sipas tij Kurti tani e ka të pamundur të bëjë kompromis me Vuçiqin.
“Kur Kurti nuk bëri kompromis me Jasharajn, e ka të pamundur të bëjë kompromis me Aleksandër Vuçiq! D.m.th nuk ka shans që në Kosovë të krijohet një Srpska Republike! E nuk ka asnjë shans që të cenohet shtetësia e territori i saj”, deklaroi Bytyçi, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Albin Kurti nuk beri asnje kompromis me SBASHK-un!
Une iu gezova ketij qendrimi vetem per nje arsye:
- Kur Kurti nuk beri kompromis me Jasharajn, e ka te pamundur te beje kompromis me Aleksander Vuciq! D.m.th nuk ka shans qe ne Kosove te krijohet nje Srpska Republike! E nuk ka asnje shans qe te cenohet shtetesia e territori i saj!
Ndryshe shqiptaret do t'i thonin: "Ti nuk bere kompromis me sindikaten e Kosoves e po ben kompromis me presidentin e Serbise"!