Von Cramon takohet me Shefen e UNMIK-ut, bisedojnë për zhvillimet aktuale

Aktuale

Von Cramon takohet me Shefen e UNMIK-ut, bisedojnë për zhvillimet aktuale

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 10:29
Caroline Ziadeh dhe Viola von Cramon

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovë, Viola von Cramon, është takuar në Bruksel me Shefen e Misionit të UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh.

Ato diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në rajon, si dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Ziadeh përsëriti angazhimin e UNMIK-ut për një qasje me në qendër njerëzit dhe avancimin e paqes dhe sigurisë për gratë dhe të rinjtë, të drejtat e njeriut dhe zbatimin e ligjit.

Ajo gjithashtu theksoi se UNMIK-u do të vazhdojë të punojë ngushtë me partnerët ndërkombëtarë në mbështetje të paqes dhe besimit ndërmjet komuniteteve”, ka shkruar UNMIK në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat