Murati e pengoi gjatë fjalimit, Haradinaj i kthehet ‘keq’ ministrit

Aktuale

Murati e pengoi gjatë fjalimit, Haradinaj i kthehet ‘keq’ ministrit

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 10:53
Ramush Haradinaj

“Hajde në foltore”, Ramush Haradinaj përplaset me ministrin e Financave, Hekuran Murati 

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pasur një përplasje verbale me ministrin e Financave, Hekuran Muratin, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit.

Derisa ishte duke folur për grevën, Haradinaj i ka thënë Muratit që nëse do të flasë nga vendi le të urdhërojë në foltore, duke e lënë fjalën e tij në gjysmë.

“Mësimdhënësit e Kosovës shumica e tyre janë prindër dhe kanë fëmijë. A beson dikush që ata mësimdhënës prej qefit kanë nejt në shpi dhe i kanë lënë edhe fëmijët e tyre në shpi, a ka dikush që e beson këtë. Kjo pyetje e do një përgjigje të drejtë.  Nga 2018 pagat nuk janë rritë, prej atëherë, vazhdon intenzivisht me u shtrenjtu jeta, jo veç për mësuesit por të gjithë të tjerët. Janë shtrenjtu produktet bazë, ushqimi.  Hajde në foltore, urdhno a do në foltore?”, ka thënë Haradinaj, teksa ndërpreu fjalën e tij në foltoren e Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, ka ndërhyrë duke ia tërhjekur vërejtjen ministrit që mos ta pengojë gjatë fjalës së tij deputetin Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat