Pas përplasjes me Haradinajn, Kurti i del në mbrojtje Muratit

Aktuale

Pas përplasjes me Haradinajn, Kurti i del në mbrojtje Muratit

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 11:12
Albin Kurti

Kryeminstri i Kosovës Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në seancë ka folur për përplasjen ndërmjet ministrit të Financave Hakuran Murati si dhe deputetit Ramush Haradinaj.

Kurti ka thënë se ministri Murati nuk e ka fyer Haradinaj.

Ai shtoi se nuk duhet të ndërhyjmë njëri-tjetrit.

“Ministri Murati nuk e ka fyer deputetin Haradinaj, unë e kuptoj që ne nuk duhet ti ndërhyjmë njëri tjetrit. Ju e dëgjuat deputetin Haradinaj që tha se mësuesit ta tregojnë qefin kur të vjen vakti”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat