Kreu i diplomacisë greke, Nikos Dendias, është në mënyrë aktive i interesuar për zhvillimet që ndërlidhen me Ballkanin Perëndimor dhe gjithashtu edhe sa i përket procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Dendias sot gjatë ditës ka njoftuar për një bisedë telefonike që ka pasur me emisarin për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, derisa një orë më pas ka treguar se ka zhvilluar një telefonatë edhe me shefin e Lajcak, spanjollin Josep Borell.
Dendias ka thënë se në bisedën që ka pasur, ka shprehur gatishmërinë e Greqisë për të kontribuar në mënyrë aktive në stabilizimin e rajonit.
“Kam folur në telefon me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Josep Borrell në lidhje me zhvillimet në #Ballkanin Perëndimor dhe rolin e BE-së duke theksuar gatishmërinë e Greqisë për të kontribuar aktivisht në stabilizimin e rajonit. #BE duhet të kontribuojë duke respektuar parimin e gjithëpërfshirjes së të gjithë BE-së”, ka shkruar Dendias.