Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi u tregua i ashpër dhe kritikues ndaj qeverisë Kurti gjatës seancës së sotme në Kuvend.
“Thoshit erdhi dita, dita shkoj gati, mbrëmja është duke ardhur e ju ende se keni filluar punën. Nëse ke mendu që dita ja ka nis 7 a 8, dije që ora është katër mbasdite, e ju hala asgjë s’keni bërë”, me këtë deklaratë iu drejtua Krasniqi, Kurtit.
E për këtë, reagoi edhe analisti Sadri Ramabaja.
Ai përmes një postimi në Facebook ‘goditi’ Krasniqin, duke e cilësuar si një ‘liderth’ të PDK-së, që nuk e ka mbështetjen e themeluesve të kësaj partie, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Memli Krasniqi: “Thoshit erdhi dita, dita shkoj gati, mbrëmja është duke ardhur e ju ende se keni filluar punën. Nëse ke mendu që dita ja ka nis 7 a 8, dije që ora është katër mbasdite, e ju hala asgjë s’keni bërë”, i tha Krasniqi Kurtit.
Koment
Ky është niveli i liderit të PDK-së opozitare. Kaq është kapaciteti i tij politik. Personi M.Krasniqi është pasqyra reale e erozionit politik të PDK-së. PDK duke qenë në krizën e saj reale egzistenciale, ka nxjerrë në krye një liderth që nuk ka mbëashtetjen as të vet themeluesve të kësaj partie, prandaj përdorë këtë diskurs politik të zbraztë.
Politologu gjerman Felix Heidenreich shprehet lidhur me dembatin politik në demokraci dhe nënvizon faktin se, si pjesëmarrës në skenën politike, si opozitar " Ju mund të përparoni në këtë debat nëse bëni dallimin midis dy gjërave: Një prirje e caktuar ndaj krizës është gjithmonë pjesë e një demokracie të gjallë - kështu që diagnozat e krizës nuk janë aspak të reja."
Në këtë linjë mendimir, që të jeni i dobishëm për shoqërinë dhe rendin demokrat, duhet të bëni dallimin mes krizës si produkt i faktorëve të brendshëm dhe asaj që është shkak-pasojë. Ndërkaq kur opozitarizmi, siç po ndodhë ndërkohë me grevën në arsim, ka për qëllim imediat rrëzimin e qeverisë me çdo çmim, ai bie ndesh me interesin nacional, ndërkaq demokracia lëndohet keq.