Kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka ndarë fotografi nga vizita e tij në Hagë te ish-krerët e UÇK’së i shoqëruar nga tre ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiun, Rexhep Meidanin, Bamir Topin dhe ish-kryeministrin, Pandeli Majko, të cilët ishin ftuar nga vetë Pacolli.
Në fotografitë të cilat i ka ndarë në Facebook, Pacolli tha se qëllimi i vizitës ishte të solidarizohen me Thaçin e të tjerët të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.
Postimi i plotë i tij:
Sot së bashku me tre ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiun, Rexhep Meidanin, Bamir Topin dhe ish-kryeministrin Pandeli Majko, vizituam në Hagë ish-drejtuesit e UÇK-së.
Qëllimi i kësaj vizite ishte solidarizimi me udhëheqësit e UÇK-së që tani po mbahen pafajsisht në paraburgim dhe mbështetjes se tyre në përballjen me padrejtësine që po u bëhet.