Pas dyshimeve të ngritura për helmimin e pesë qytetarëve në restorantin ‘Ora’ në Podujevë, që pasoi me mbylljen e përkohshme të lokalit dhe arrestimin e pronarit, tashmë kanë dalë rezultatet e analizave të kryera nga IKSHPK..
Restoranti ka njoftuar se rezultat kanë dalë negative, duke vërtetuar se askush nuk është helmuar nga konsumimi i ushqimit që është servuar aty.
“Rezultatet nga Instituti Kombëtar (IKSHPK) dhe AVUK vërtetuan atë çka e tham ne dhe atë që besuat ju të dashur qytetar pra, Jemi të pastër si loti për çka ju falenderoj pa masë. Edhe përkundër vështërsive qe na u krijuan padrejtësisht, jeni ju qytetar nga Podujeva dhe e gjithë Kosova e Disapora që besuat në ne dhe na mbështet në çdo rrethanë.”, thuhet në njoftimin e familjes Hoti.
Rasti fillimisht u iniciua si “Prodhimi dhe vënia ne qarkullim e artikujve te dëmshëm ushqimorë”, teksa u kryen edhe ekzaminimet e nevojshme po nga inspektorët e AUV-it.
Kujtojmë se personat që denoncuan dyshimet për helmim kanë qenë nga e njëjta familje.