Imami Fuad Ramiqi tha se nuk e pranon aktin më të lartë juridik të Republikës së Kosovës, Kushtetutën.
Imami tha se Kushtetuta e Kosovës nuk i përshtatet parimeve të tij.
“Unë nuk e pranoj këtë kushtetutë sepse nuk korrespondon me mua”, ka thënë ai.
Ramiqit, i është kundërpërgjigjur, analisti Dardan Gashi, i cili ka thënë se Kushtetuta e Kosovës, është laike sa i përket besimeve, dhe i jep të drejtë të gjitha feve njësoj.
Gashi ka thënë se nuk ka ndodhur asnjëherë në Kosovë, që partitë politike ta diskutojnë laicitetin e Kushtetutës së Kosovës.
Ndër tjerash, Ramiqi, foli edhe për grevën në arsim.
Ai theksoi se thirrja e kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, (BIK), për ndaljen e grevës ka qenë e drejtë.
“Nëse e shihni situatën në Kosovë, në këtë moment, me deklaratën e kreut të BIK-ut, shumë mirë që ka bë thirrje sepse ka bërë thirrje për diçka të mirë, është njerëzore e humane. Ai e ka obligim moral që ta bëjë një thirrje të tillë, të gjithë kanë bërë thirrje edhe ne bëjmë këtu”, ka thënë ai.