Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka thënë në Prime Time se meritat për liberalizmin e vizave, nëse kjo ndodhë tani në tetor, janë të të gjitha qeverive.
Berisha shtoi se kriteret për viza, Kosova i ka plotësuar tash e sa vite përpara.
“Nëse synohet të thuhet që për këtë dy vjeçar qeverisje kanë mujtë me i plotësu kushtet për liberalizm.
Liberalizimi është një proces që ka ndodhë tash e disa vite, është meritë e të gjitha qeverive për ta krijuar një identitet të pranuar nga BE-ja.‘, tha Berisha në Prime Time.