Hisen Berisha – Deputeti i PDK-së, ka thënë se i beson më shumë Richard Grenell se Albin Kurtit.
Berisha në Prime Time, ka deklaruar se Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është mashtrues patologjik.
“Unë jam i prirur që t’i besoj amerikanit. 1 miliard për qind më shumë.
Unë i besoj shefit të gjitha shërbimeve amerikane në raport me një person që ka kallë dhe mohu gjithcka në këtë vend…Ky është mashtrues patologjik, që retorikën e ka art”, ka thënë ai.