Kusari-Lila “përplaset” me Lekajn

Aktuale

Kusari-Lila “përplaset” me Lekajn

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 11:21
Mimoza Kusari-Lila dhe Pal Lekaj

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila teksa ka folur për subvencionimin e Qeverisë është përballur me një “përplasje”, me deputetin e AAK-së, Pal Lekaj, në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.

“Më fal koleg të lutem mos”, i thotë Lekaj, Kusari-Lilës.

“Koleg m’doket nuk po e dini”, ia kthen ajo, teksa Lakaj vazhdon dhe thotë “mos bëni cilësime”.

“Nuk të kemi thirrë ty në raport, mos ia bëni avokatin ministrit”, ka thënë Leka.

Por Kusari-Lila i tha se “ajo është deputete me mandat të qartë”.

“Ju po jepni konkluza, ju po jepni konkluza”, ka thënë Kusari-Lila.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat