Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 126 testime, nëntë qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka asnjë humbje jete.
Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa në total numri i rasteve aktive është 36.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.182 doza të vaksinës.
Deri më sot 824.696 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 105.189 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,788 persona.