Zërat për liberalizimin e vizave për Kosovën, vjen reagimi nga Greqia

Aktuale

Zërat për liberalizimin e vizave për Kosovën, vjen reagimi nga Greqia

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

“Greqia ka qenë dhe është në mbështetje të liberalizimit të vizave”.

Kështu ka thënë zyra greke në Prishtinë, të enjten.

Këtë zyre e drejton Heleni Vakali e cila ka deklaruar se vazhdimisht Athina ka dhënë përkrahje për këtë proces.

“Greqia ka qenë vazhdimisht një mbështetëse e fortë dhe e vendosur e liberalizimit të vizave për kosovarët”, thuhet në njoftim.

Greqia është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian (BE) që nuk e kanë njohur Kosovën.

Por Kosova dhe Greqia kanë bashkëpunim të lartë në fushën e tregtisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat